Extra Elhaida Dani surprizohet nga kryeministri i Rusisë (FOTO)

Elhaida Dani surprizohet nga kryeministri i Rusisë (FOTO)

Shpërndaje

Këngëtarja Elhaida Dani ndodhet në Rusi.

Ajo është pjesë e shfaqjes ‘Katedralja e Parisit’ që luhet në Pallatin e Kremlinit.

Elhajda ka një nga rolet kryesore atë të ‘Esmeraldës’.

Elhaida është ndjerë e nderuar nga kryeministri i Rusisë Dmitry Medvedev, i cili pas shfaqjes i ka dhuruar një buqetë lulesh.

“E nderuar të marr këtë buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë, zoti  Dmitry Medvedev, mbrëmë pas shfaqjes!” ka shkruar Elhaida në postimin e saj.