Extra Elisabetta Gregoraci akuzon Briatoren: Më kërkoi të shkonim në diskotekë kur më...

Elisabetta Gregoraci akuzon Briatoren: Më kërkoi të shkonim në diskotekë kur më vdiq mamaja

Elisabetta Gregoraci dhe Flavio Briatore kanë qenë një nga çiftet më të famshme dhe të përfolur jo vetëm në Itali, për shumë kohë.

Kjo, për shkak të diferencës së madhe në moshë, por edhe për mënyrën se si përfundoi martesa e tyre.

Modelja është rrëfyer për herë të parë, për ndarjen nga biznesmeni i njohur.

Ajo ka thënë se ai nuk i kushtonte vëmendje, madje në ditën e varrimit të mamasë së saj, i kishte kërkuar të shkonin në diskotekë.

“Flavio më linte pas dore, nuk më kushtonte shumë vëmendje. Kulmi arriti ditën kur më vdiq mamaja. Mes dhimbjes së madhe, pasi gjithçka u transmetua edhe në media, ai më kërkoi ditën që unë kisha varrosur mamanë, të shkonim në inagurimin e një diskoteke.

Unë kam qenë gjithmonë pranë tij kur ka pasur nevojë, por ai më lëndoi”, tregon Elisabetta.

Por Flavio ka një tjetër version.

Ai thotë se në fakt, ish-bashkëshortja nuk ia kalonte keq me të.

“Elisabetta kërkon të jetë e pavarur? Mirë do ishte të hiqte dorë nga ato që ka përfituar nga unë.

Kalonte dy muaj në vit pushime në Sardenjë. I vija në dispozicion avion privat, shofer, badigard. I kam blerë shtëpi në Montekarlo, Londër, Romë.

Nuk e di nëse këto të ndihmojnë të jesh i lumtur, por ne u ndamë sepse kishte marrë fund, s’ka nevojë për drama.

Avokati im madje më tha se u tregova shumë bujar me të, pas divorcit.

Por unë i thashë se ajo është mamaja e djalit tim, duhet të jetojë e qetë, pa vuajtje”, thotë ai.