Ekonomi Elon Musk ua hedh të gjithëve: E vërteta e shitjeve të aksioneve...

Elon Musk ua hedh të gjithëve: E vërteta e shitjeve të aksioneve të Tesla-s

Çdo gjë paska qenë e planifikuar. Bota për pak sa u kthye përmbys gjatë fundjavës, kur multi-miliarderi Elon Musk bëri pyetjen në Twitter, nëse duhej të shiste 10% të aksioneve të kompanisë së tij Tesla si kundërpërgjigje ndaj kongresmenëve demokratë që vunë në dyshim pagesën e taksave nga të pasurit.

Duke marrë parasysh historikun e Elon Musk, nuk ishte e pamenduar që ai do të mundej një ditë të kërkonte këshilla sensitive financiare nga ndjekësit e tij në Twitter.

Dhe Musk në fakt, arriti të shiste rreth 3% të aksioneve të tij – ose 5 miliardë dollarë – gjatë fundjavës. Kjo shitje i shtyu të gjithë të besonin se Musk ua kishte lënë në dorë ndjekësve të tij për të marrë një vendim të tillë. E hatashme apo jo?

Fatkeqësisht, e pavërtetë. Siç raporton edhe Wall Street Journal, shitja e aksioneve nga Musk ka qenë e planifikuar – të paktën pjesërisht. Kjo shitje ishte e nevojshme të bëhej prej tij për të përmbushur obligimet e taksave të kompanisë Tesla.

Ndaj kjo lëvizje vjen edhe një herë në formën e një marifet publicistik që i solli Musk miliona ndjekës dhe përfitime të tjera që e ngrënë figurën dhe personalitetin e tij publik.

Një dokument i dorëzuar në Komisionin e Sigurisë dhe Shkëmbimit (SEC) konfirmon se Musk në fakt, ka vënë në realitet një plan tregtar të mirë menduar që e lejojë atë të shiste aksionet e tij në një datë dhe me një çmim të para-përcaktuar – një formulë ekonomike brilante dhe e kalkuluar më së miri. Jo një sondazh i hapur publik siç miliona vetë menduan.

Pra edhe pse Musk se bëri të duket si një vendim impulsiv këtë shitje me vlerë miliarda dollarëshe, në fakt plani financiar ishte menduar mirë.

Dhe edhe pse kjo i dha Musk një publicitet të jashtëzakonshëm, në fund të ditës atij mund të mos i jetë dashur e gjithë kjo, pasi vlera e aksioneve të Tesla ra me 13% që prej postimit të tij në Twitter.