Extra Elona Duro: Në dasmën time më doli situata nga kontrolli

Elona Duro: Në dasmën time më doli situata nga kontrolli

Moderatorja Elona Doro ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb”.

E pyetur nga moderatoret Aulona dhe Fatma se pse nuk bëri një dasmë të madhe, ajo u shpreh:

“Po sepse mua nuk më pëlqente të bëja një tapet të kuq. Dhe ashtu sikundër e bëra pata pak qejfmbetje. Pati sepse më ngelën shumë persona pa ftuar. Unë e kuptova vetë sepse unë e nisa celebrim për 15 veta se aq lejoheshin. Pastaj me mik më lanë që të thirrja 50 veta e pastaj u bënë 100. Këtu tha kryetari i bashkisë mos e ekzagjero se je nga të parat që po e bën me kaq shumë veta, sepse zakonisht marrin dy persona.

Por nuk e kisha planifikaur që të kërceja, por aty plasi shamia e beqarit. Pra çdo gjë doli jashtë kontrollit për mirë. Pasi thashë “Po” shkoj marr mikrofonin dhe them vetëm një kërcim me babin që të mos me ngelte pishman.

Një valle kemi ne të dy që e kërcejmë kur na ftojnë nëpër dasma dhe të mos e kërceja këtë tek celebrimi im do të ishte peng shumë i madh.

Por si u çuan të gjithë?! Dhe ashtu ikën më shumë se 5 orë”.