Sport Emergjenca e koronavirusit, Interi ndjek Juventusin mbi rrogat

Emergjenca e koronavirusit, Interi ndjek Juventusin mbi rrogat

Në linjën e Juventusit, edhe Interi i trajnerit Antonio Conte. Zikaltërit janë të gatshëm që të reduktojnë rrogën për emergjencën e lidhur me Koronavirusin që ka sjellë ndalimin e futbollit në 99% të vendeve në botë.

Sipas asaj që shkruan ANSA nga burime pranë Interit, “në sajë të disa bisedimesh mes klubit, Contes dhe kapitenit Handanovic ka dalë që trajneri zikaltër, stafi teknik, të gjithë futbollistët e ekipit të parë janë gati që të shkurtojnë rrogën për pjesën e mbetur të sezonit. Modaliteti dhe akordet individuale do të konkordohen kur të dalë edhe njoftim zyrtar nëse do të nisë ose jo sezoni”.