Politika Emërohen 3 zv/ministra të rinj, mes tyre edhe vëllai i Igli Tares

Emërohen 3 zv/ministra të rinj, mes tyre edhe vëllai i Igli Tares

Këshilli i Ministrave ka emëruar këtë të mërkurë tre zv/ministra të rinj.

Agron Tare është emëruar zv.ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Po ashtu, qeveria ka vendosur që në vend të Redi Shtinos të emërojë Oltion Rrumbullakun si zv.ministër të Arsimit. Në të njëjtën detyrë është emëruar edhe Nina Guga.

Agron Tare është vëllai i ish-futbollistit të njohur shqiptar, Igli Tare.

Ai u lagua pas dhjetë muajsh nga detyra e drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit.