Politika Emërohen dy zv/ministrat e rinj të Arsimit

Emërohen dy zv/ministrat e rinj të Arsimit

Janë emëruar dy zv/ministrat e rinj të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve

Redi Shtino dhe Lorena Haxhiu u emëruan në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Shtino dhe Haxhiu do zëvendësojnë në post Besa Shahinin, e cila u emërua në postin e ministres pas shkarkimit të Lindita Nikollës dhe Taulant Mukën, që dha dorëheqjen 15 ditë pas emërimit në detyrë në nëntor të vitit të kaluar.