Bota Emigrantët i dhurojnë para spitalit të Parmës: Italia, vendi që na shpëtoi

Emigrantët i dhurojnë para spitalit të Parmës: Italia, vendi që na shpëtoi

“Përshëndetje Itali e dashur, vend i paqes, i cili na shpëtoi jetën, na priti dhe ku po jetojmë”. Nis kështu letra e një grupi emigrantësh nga Toga, e shoqëruar me një donacion prej 500 euro drejtuar një fondacioni që po mbledh fonde për të ndihmuar spitalin e Parmës, i angazhuar në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

“Sot je në krizë prej një armiku të padukshëm dhe nuk kemi forcë për ta mundur këtë epidemi, por vetëm kur Italia është mirë, atëherë edhe ne jemi mirë”, shkruhet në letrën e emigrantëve.

Dhe për këtë arsye kanë vendosur të bëjnë një dhurim të vogël. Një gjest që preku thellë kryebashkiakun e Parmës, Federico Pizzaroti, i cili e shpërndau në rrjetet sociale letrën e tyre.

“500 euro kontribut. Është gjithçka që ata kanë, por vlen më shumë se ari i të gjithë botës”, komenton kryebashkiaku.