Extra Emily Ratajkowski: Më sugjeruan që shëmtohesha, nëse doja të bëhesha aktore

Emily Ratajkowski: Më sugjeruan që shëmtohesha, nëse doja të bëhesha aktore

Supermodelja Emily Ratajkowski thotë se i është sugjeruar “që të bëhet e shëmtuar” nëse dëshiron të ketë sukses si aktore në “Hollywood”.

“Njerëz në këtë industri më kanë thënë se duhet të shëmtohem. “Duhet të tregosh se je më shumë se një objekt seksual”. Më kanë thënë që nëse dua të më marrin seriozisht për ndonjë rol, duhet të shëmtohem”, tha ajo në një intervistë me BBC.

Ratajkowski komentoi edhe incidentin gjatë xhirimit të videoklipit të një këngë të Robin Thicke, ku sipas saj këngëtari i ka prekur gjoksin pa miratimin e saj.

Ajo tha se incidentin e panë edhe modelet e tjera që ishin të pranishme, por asnjëra nuk foli.