Kulturë Emocionet e Mit’hat Frashërit gjatë vizitës në shkollat për vajza të Aleancës...

Emocionet e Mit’hat Frashërit gjatë vizitës në shkollat për vajza të Aleancës Izraelit

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Journal de Salonique” ka botuar, të hënën e 4 shkurtit 1907, në ballinë, një shkrim në lidhje me vizitën e Mit’hat Frashërit në shkollat për vajza të Aleancës Izraelite, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Vizitë e shkollës

“I nderuari Mit’hat Bej, drejtor i Çështjeve Politike të vilajetit tonë, i shoqëruar nga z. Eduard Abravanel (Pronar – Farmacist i njohur), vizitoi të enjten shkollat e vajzave të Aleancës Izraelite dhe Sallën e Azilit.

Vizitorët gjithashtu morën pjesë në drekën që Aleanca u mundëson nxënësve të varfër.

Mit’hat Bej uroi ngrohtësisht drejtoreshat dhe mësimdhënësit e Shkollave të vajzave. Ai na siguroi se mori përshtypjen më të mirë të këtyre shkollave që po përparojnë në mënyrë të shkëlqyeshme.

Shikimi i nxënësve të varfër që po drekonin në tryezën e shkollës e bënë atë të ndihej shumë i emocionuar.”

* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania