Extra Emrat e fëmijëve në Shqipëri: Ja sa ndikojnë serialet televizive në përzgjedhje

Emrat e fëmijëve në Shqipëri: Ja sa ndikojnë serialet televizive në përzgjedhje

Nganjëherë lidhemi aq shumë me një personazh filmi sa nuk hezitojmë që dhe fëmijëve tanë t`i quajmë si personazhi ynë i preferuar.

Së fundmi në Gjermani, sipas autoriteteve gjermane të qeverisjes lokale seriali “Game of Thrones” ka ndikuar edhe në emrat e foshnjave. ”Që prej vitit 2006, emri John del 365 herë i përdorur si emër i parë ose i dytë në regjistrin e të dhënave. Arya, emri i kushërirës së John, u është vënë 250 vajzave në Gjermani. Emri Brandon 185 herë, ndërsa shkurtimi për Brandon, Bran siç përdoret zakonisht në serial, është vënë 20 herë.

Ky studim përfshin rreth 25% të bebeve të lindura në vend”, shtuan ato. Autoritetet gjermane e bazuan analizën e tyre nga 610 burime të ndryshme në 480 qytete në të gjithë vendin – më së shumti në maternitete, por edhe në zyrat e regjistrimit. Veçanërisht në 10 vitet e fundit duket ky fenomen është realitet në shumë vende të botës.

Edhe Shqipëria nuk bën përjashtim nga ky trend ndaj në emisioni “Wake Up” në TCH bëri një kërkim në regjistrat e INSTAT përsa i përket përhapjes së këtij fenomeni për gjetjen e të dhënave dhe personave me emra të personazheve të serialeve të ndryshme. Ajo që vumë re nga kërkimi ynë në vija të përgjithshme ishte se në shumicën e rasteve emra të tillë nuk përshtaten fare me kulturën tonë, madje tingëllojnë çuditshëm edhe në shqiptim.

TË DHËNAT E NXJERRA NË REGJISRTAT E INSTAT PËR EMRAT E VENDOSUR 10 VITET E FUNDIT FËMIJËVE NË SHQIPËRI

Game of Thrones:

John-15 emra (Tiranë, Korçë)

Leia – më pak se 10 persona kanë këtë emër në Shqipëri, ndërkohë në Angli janë regjistruar 149 emra

Arya- Më pak se 10 persona e kanë këtë emër në Shqipëri ndërkohë 343 emra në Angli

Khaleesi- Më pak se 10 persona e kanë këtë emër në Shqipëri ndërkohë që 76 emra të tillë janë vendosur fëmijëve në në Angli deri në 2017

Tyrion- Më pak se 10 persona e kanë këtë emër në Shqipëri ndërkohë 11 emra në Angli

Serialet turke:

Ezel 21 persona quhen kështu në Krujë, Librazhd, Berat

Elif 163 persona ku 154 femra dhe 9 meshkuj (Tiranë, Shkodër, Dibër)

Xhansu 24 persona (Dibër, Elbasan)

Dilara 37 persona ( Tiranë, Shkodër)

Alper 13 persona (Tiranë, Elbasan)

Ender 24 persona (Shkodër, Lezhë, Bulqizë)

Esra 184 persona (Shkodër, Dibër, Tiranë)

Menekshe 128 emra (Vlorë, Tiranë, Fier)

Asli 21 persona (14 femra dhe 7 meshkuj)- (Tiranë, Shkodër)

Emra nga personazhet e serialeve spanjollë:

Santiago 229 emra (Tiranë, Durrës, Lushnje)

Luka 255 (250 meshkujt dhe 5 femra) (Vlorë, Elbasan)

Alehandro 210 (Tiranë, Elbasan, Lushnje)

Emra nga VIP-at e huaj

Shakira- 17 emra (Tiranë, Durrës)

Naomi-12 emra (Tiranë, Lezhë, Berat)

Justin- 149 (Tiranë, Durrës, Fier)

Britni- 15 emra (Tiranë, Shkodër, Lezhë)

Angelina-13 emra (Bulqizë, Korçë)

Adel- 14 emra (Kurbin, Tiranë)

Bred- 18 emra (Tiranë, Shkodër)

Jennifer-11 persona (Tiranë, Durrës)