Kryesore EMRAT/ Ishin duke bërë gara, si ndodhi aksidenti në TEG

EMRAT/ Ishin duke bërë gara, si ndodhi aksidenti në TEG

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti me një të vdekur dhe dy të plagosur te rrethrrotullimi në TEG. mësohet se viktima dhe të palgosurit ishin duke bërë gara me makinë kur u përplasën.

Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur Kristjan Vasili, ndërsa të plagosur Alban Dervishaj dhe Rei Oka.

Aksidenti ndodhi në orën 22.00 të mbrëmjes së djeshme.

Vetëm në dy ditë 4 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidenteve në vendin tonë.

Mbrëmjen e djeshme humbi jetën Julian Loloçi në aksin që lidh lagjen Gerhot , në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër – Tepelenë.

Ndërsa mesnatën e së shtunës dy vajza 17 vjeçare ndërruan jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë, ndërsa ktheheshin nga një festë ditëlindje.