Bota Emri i fshehtë i Mbretëreshës Elizabeth i njohur vetëm nga truprojat e...

Emri i fshehtë i Mbretëreshës Elizabeth i njohur vetëm nga truprojat e saj

Kur anëtarët e familjes mbretërore paraqiten në publik, ata janë të rrethuar nga sigurimi.

Ekipet e tëra janë brenda dhe përreth tyre, dhe secili anëtar i familjes ka një emër të fshehtë për të mbrojtur privatësinë dhe identitetin e tyre.

Sipas një burimi të afërt me familjen, të cilin intervistoi The Sun këtë javë, emri i fshehtë i Mbretëreshës Elizabeth nuk është i lidhur me ndonjë agjent sekret apo një superhero.

“Ajo gjithmonë shënohet me shkronjën S. Si Sharon”, tha burimi.

Sipas Daily Mail, shkronja “S” është më e përshtatshme për statusin e saj sovran, raporton Marie Claire. Historiani mbretëror Hugo Vickers ka konfirmuar se historia e mundshme e emrit të fshehtë të Mbretëreshës është ndoshta e vërtetë.

“Ka shumë të ngjarë që të jetë. Qëllimi i epitetit është të tingëllojë anonim dhe i lehtë për t’u kujtuar”, tha ai.