Opinione Ëndrra evropiane e Macronit, shans për BE

Ëndrra evropiane e Macronit, shans për BE

Dhënia e Çmimit Karli i Madh Presidentit francez tregon se angazhimi i tij për bashkimin e Evropës nuk kalon krejt i padëgjuar në Gjermani. Të paktën në Ahen e kanë kuptuar, se fitorja e Macronit nuk është në radhë të parë kërcënim për takspaguesin gjerman, por një shans për t’i dhënë BE në fazën e tij më të vështirë të historisë së tij një drejtim të ri.

Macroni është me të vërtetë një politikan, e cili dëshiron ta përtërijë “ëndrrën evropiane”, siç thuhet në argumentimin për dhënien e Çmimit.

Pa një sasi entuziazmi Evropa nuk çohet më përpara, këtë e dinte që Kohli. Shpirti shtegtues i tij te francezi i ri e kombinon atë me realizëm politik, gjë që në fakt është bazë e mirë për një bashkëpunim të ri gjermano-francez.

Por gjithçka që dëgjon nga Gjermania aktualisht janë fantazi utopike dhe ndarëse të një mbajtësi të mëparshëm të Çmimit Karli i Madh, i cili ende nuk e di nëse dëshiron të qeverisë, megjithëse kjo do të ishte e nevojshme, për të patur mundësi që të vësh në lëvizje gjëra në Bashkimin Evropian./ FAZ