Aktualitet Eni Çobani realizon premtimin, Julida nga Librazhdi merr mbështetje për rritjen e...

Eni Çobani realizon premtimin, Julida nga Librazhdi merr mbështetje për rritjen e fëmijës

| Nga American Eye
Shpërndaje

Në datën 25 nëntor 2018 në rubrikën “Shihemi Në Gjyq” në programin “E Diela Shqiptare” është trajtuar historia e Julidës.

E braktisur nga babai i fëmijës, familja dhe motra e saj, Julida përjetoi historinë më të vështirë të jetës së saj. Dy motra Julida dhe Blerina vijnë nga qyteti i Librazhdit.

Julida është motra e vogël dhe ka pasur një lidhje dashurie nga e cila ka dhe një fëmijë. Por marrëdhënia ka marrë fund dhe Julida ka mbetur e vetme dhe pa përkrahjen e askujt, madje as të familjes.

Ajo kërkoi ndihmë nga motra e madhe, por ajo e ka të pamundur ta ndihmojë, pasi është e vetme dhe me dy fëmijë.

Disa muaj më vonë juristja Eni Çobani ka takuar Kryetarin e Bashkisë së Librazhdit, z. Kastriot Gurra, i cili pasi është njohur me problemin e Julidës kanë marrë të gjitha masat për t’i krijuar asaj një komoditet që nëna e fëmijës të kishte mbështetjen e institucioneve shtetërore në rritjen e atij fëmije.

Së bashku ata i paguajnë qeranë e shtëpisë dhe çerdhen e fëmijës. Kanë bërë edhe mobilimin e shtëpisë me ndihmën e disa bizneseve. Julida ka pranuar të punojë dhe sot ajo ka një pagë shumë të mirë. Fëmija ka marrë edhe statusin e jetimit.

Eni Çobani shkoi për vizitë edhe në shtëpinë ku jeton tani Julida.