Politika Enver Hoxhaj, politikani i parë nga Kosova që uron Edi Ramën për...

Enver Hoxhaj, politikani i parë nga Kosova që uron Edi Ramën për fitoren

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj është i pari politikan nga Kosova që uron kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Hoxhaj shprehet se fitorja e Edi Ramës është vlerësim për punën dhe reformat e prekshme që ai ka bërë gjatë dy mandateve të tjera për Shqipërinë.

“E uroj mikun tim shumë të çmuar, kryeministrin Edi Rama për fitoren e madhe dhe të rëndësishme në zgjedhjet në Shqipëri. Fitorja e Edit është fitore edhe e Shqipërisë për shkak të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe një provimi të madh që kanë dhënë shqiptarët ditën e diel. Fitorja e kryeministrit Rama dhe PS, tregon për punën dhe reformat e prekshme që ka bërë ai gjatë këtyre dy mandateve në Shqipëri. Uroj  që rrugën e nisur për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Edi Rama ta përmbyllë gjatë këtij mandati të tretë që ia besuan shqiptarët”, shkruan Hoxhaj.