Bota “Epidemia e koronavirusit mund të arrijë kulmin në 2 javë”

“Epidemia e koronavirusit mund të arrijë kulmin në 2 javë”

Kreu i Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borrelli është shprehur se “epidemia mund të arrijë kulmin në 2 javë”.

Viktimat dhe të infektuarit e identifikuar me koronavirus janë gjithnjë në rritje. Për këtë arsye, në Lombardi, por edhe në rajonet e tjera parashikohen të merren masa të tjera shtrënguese.

Ndërkohë, në Veneto, do të mbyllen parqet dhe ushqimoret gjatë pushimeve. Prefektura e Milanos ka urdhëruar përdorimin e ushtrisë.

Të enjten janë regjistruar 427 jetë të humbura nga COVID-19 në Itali, duke u bërë vendi me shifrën më të lartë të viktimave në botë. Në total, Italia regjistron 3405 viktima, ndërsa Kina ka 3248.