Extra “Epshi për seks i Mbretit të Spanjës, problem shtetëror. Iu injektuan hormone...

“Epshi për seks i Mbretit të Spanjës, problem shtetëror. Iu injektuan hormone femërore për ta frenuar”

Mbreti Juan Carlos me Corinna zu Sayn-Wittgenstein

Ish-Mbretit të Spanjës iu injektuan hormone femërore pasi epshi i tij për seks konsiderohej “problem shtetëror”, tha një ish-shef policie.

José Manuel Villarejo, një ish-drejtor policie, i akuzuar për spiunazh, mashtrim dhe ryshfet, tha në parlamentin e Spanjës se mjekët ishin përpjekur të ulnin nivelin e lartë të testosteronit të Juan Carlos-it, për të frenuar epshin e tij.

Villarejo tha se e kishte dëgjuar këtë pretendim gjatë një përpjekje për të frenuar instinktet e Mbretit në një bisedë me Corinna zu Sayn-Wittgenstein, ish-të dashurën e Juan Carlos. Sot, ajo kërkon të padisë familjen mbretërore për ngacmim në një gjykatë britanike. Për shkak të këtij skandali, Juan Carlos la Spanjën dhe që prej gushtit të vitit 2020 ndodhet në Abu Dhabi.

Sipas një bisede të regjistruar nga Villarejo, gjatë kohës kur punonte si hetues privat, Zu Sayn-Wittgenstein tha se një mjek francez që kishte kuruar ish-presidentin Jacques Chirac, kishte analizuar Juan Carlos dhe kishte dalë në përfundimin se atij i ishin dhënë “shumë hormone femërore për t’i hequr fuqinë”.

Përveç se me Zu Sayn-Wittgenstein, përflitet se Juan Carlos ka pasur lidhje jashtëmartesore me shumë gra të tjera gjatë katër dekadave që mbajti fronin e Spanjës. Mes emrave të të dashurave të tij ka dalë edhe ai i garueses për Miss World, Bárbara Rey, e cila thuhet se ka marrë miliona euro nga shteti për të mbajtur të fshehtë lidhjen.

Villarejo mund të përballet në gjykatë për disa vepra penale, pasi ndaj tij janë nisur mbi 20 hetime që kanë në qendër aktivitetin e spiunazhit të kryer prej tij. Kur ai ishte në paraburgim, nga viti 2017 deri në mars të këtij viti, disa prej përgjimeve të tij dolën në media. Mes tyre, ishte një bisedë ku Zu Sayn-Wittgenstein dëgjohet teksa pranon se po përpiqet të pastrojë para të marra fshehurazi nga Juan Carlos.

Ai përgjim bëri që të niste një hetim në Zvicër për disa prej miqve dhe të njohurve të Mbretit dhe fonde “offshore”, për të cilat po hetohet edhe në Spanjë. Komentet e Villajero-s u bënë të mërkurën në një komision parlamentar të ngritur për të hetuar përdorimin e fondeve të shërbimeve të sigurisë dhe efektivëve të policisë sekrete nga qeveria spanjolle e kryeministrit Mariano Rajoy.