Bota Erdogan dhe Trump me të afërt se kurrë, lideri turk merr përsipër...

Erdogan dhe Trump me të afërt se kurrë, lideri turk merr përsipër Sirinë

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka biseduar në telefon me homologun e tij amerikan Donald Trump. Mediat turke njoftojnë se dy liderët, përveç marrëdhënieve bilaterale biseduan edhe për zhvillimet e fundit në Siri.

Erdogan me këtë rast u përqendrua në sulmin terrorist në Manbij, në të cilin humbën jetën edhe ushtarë amerikanë duke shprehur ngushëllime. Ai shtoi se bëhet fjalë për provokim në drejtim të ndikimit mbi vendimin e SHBA-së për tërheqjen nga Siria.

Ai tha se Turqia është e gatshme të vendosë siguri në Manbij, duke porositur se nuk do të lejojë që aktivitetet e PKK-së dhe degëve të saj siriane të fillojnë destabilizimit në verilindje të Sirisë.

Të dy liderët kanë ngelur dakord për eliminimin e pjesës së mbetur të ISIS në Siri dhe marrjen e masave të përbashkëta që do të parandalojnë rikthimin e terroristëve.

Ata gjithashtu ranë dakord mbi përshpejtimin e konsultimeve që filluan me takimet e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke dhe atij të SHBA-së lidhur me zonën e sigurisë në Siri, si dhe rritjen e vëllimit të tregtisë.