Bota Erdogan: E gjithë bota islame të ndihmojë Shqipërinë, është detyrë vëllazërore

Erdogan: E gjithë bota islame të ndihmojë Shqipërinë, është detyrë vëllazërore

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka bërë të ditur se pas tërmetit në Shqipëri ka biseduar dy herë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Pas lajmit të tërmetit, dje bisedova dy herë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”, Erdogan.

“Natyrisht qytetet ishin rrënuar seriozisht. Këtu neve na takon diçka, duhet të organizojmë një mbledhje të donatorëve, sepse në lidhje me ndërtesat e rrënuara mendoj se duhet të jemi pranë Shqipërisë… Besoj se është shumë e dobishme që të hedhim këtë hap. Kjo është një detyrë vëllazërie”, theksoi presidenti turk.

“Ne me shpejtësi dërguam avionët tanë cargo, Gjysmëhënën e Kuqe Turke dhe AFAD në Shqipëri. Një pas një këto autokolona tona janë duke shkuar në rajon. Besoj se edhe maunet me ndihma humanitare do të mbërrijnë gjatë ditës. E kuptojmë shumë mirë Shqipërinë si një vend i cili më parë shumë herë ka qenë e prekur nga tërmete të mëdha. Të gjithë duhet të qëndrojmë pranë Shqipërisë qoftë në ofrimin e trajtimit mjekësor ndaj të plagosurve qoftë të atyre që shtëpitë u janë shkatërruar ose dëmtuar. Jemi në stinën e dimrit. Duhet të parashikojmë se në çfarë gjendje mund të jenë vëllezërit tanë atje në këtë stinë të ftohtë”, theksoi ai.

“Unë këtu nëpërmjet jush gjithë botës islame i bëj thirrje që ta mbështesë Shqipërinë”, shtoi Erdogan.