Politika “Erdogan është shumë i fuqishëm”, Vuçiç frikësohet nga lobimi i Turqisë për...

“Erdogan është shumë i fuqishëm”, Vuçiç frikësohet nga lobimi i Turqisë për njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shprehet shumë i shqetësuar për deklaratën e homologut turk, Rexhep Tajip Erdogan, që foli për angazhim në rritjen e njohjeve për Kosovën. Vuçiç tha se do të përpiqet që të flasë me Erdogan për këtë çështje dhe të tentojë t’i ndryshojë mendjen.

Vuçiç deklaroi se Turqia është fuqi botërore, por Serbia nuk është aq e vogël sa që nuk do të përpiqej të kundërshtonte.

“Unë do të përpiqem të flas me Presidentin Erdogan. Deri më 1 Shtator, sipas marrëveshjes së Uashingtonit, të dy palët detyrohet të mos lobojnë për njohje ose çnjohje. Nëse ata fillojnë aksionin e njohjes nga 1 shtatori, ose ndoshta para kësaj, ne do ta kundërshtojmë atë. Erdogan është shumë i fuqishëm, ne nuk jemi, dhe shpresoj se ai do të zbutet. Nëse ai nuk zbutet, ne do të luftojmë për vendin tonë. Ju do të shihni se ne nuk jemi aq të vegjël sa ju kanë thënë”.

Vuçiç deklaroi se Turqia është fuqi botërore, por Serbia nuk është aq e vogël sa që nuk do të përpiqej të kundërshtonte.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha gjatë vizitës në Republikën Turke të Qipros së Veriut se duhet të punohet për të rritur numrin e shteteve që e njohin pavarësinë e Kosovës dhe për këtë do të diskutojë edhe me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden.