Bota Erdogan: Gati të neutralizojmë organizatat terroriste në Siri

Erdogan: Gati të neutralizojmë organizatat terroriste në Siri

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se shumë shpejt do të kalojnë në veprim për të neutralizuar organizatat terroriste në territorin e Sirisë.

“Nëse ka terroristë të tjerë që do të përpiqen të parandalojnë këtë ndërhyrje, është detyra jonë që t’i mposhtim edhe ato”, tha ai.

Erdogan theksoi se tërheqja e SHBA-ve nga Siria duhet të planifikohet me kujdes dhe të përmbushet në bashkëpunim me partnerët e duhur për të mbrojtur interesat e Uashingtonit, komunitetit ndërkombëtar dhe popullit sirian.

“Turqia, e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO, është i vetmi vend me fuqi dhe angazhim për të përmbushur këtë detyrë”, deklaroi Erdogan për ‘The New York Times’.

Duke u bërë thirrje të gjithë aktorëve për të bashkuar forcat për t’i dhënë fund terrorit nga ISIS dhe për të mbrojtur integritetin territorial të Sirisë, ai tha se Turqia “po del vullnetarisht për ta përballuar këtë barrë të rëndë në një kohë kritike në histori”.

“Ne po llogarisim komunitetin ndërkombëtar të qëndrojë me ne”, shtoi presidenti turk.