Bota Erdogan: Marrëdhëniet Turqi-SHBA në rrezik

Erdogan: Marrëdhëniet Turqi-SHBA në rrezik

Bashkëpunimi mes Turqisë dhe SHBA-në është i kërcënuar, theksoi sot presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan duke i bërë thirrje Shtëpisë së Bardhë se do të kthehet drejt aleatëve të rinj, nëse ajo vazhdon të ketë mungesë respekti.

Marrëdhëniet mes dy aleatëve brenda NATO-s kanë arritur në nivelin më të ulët që prej dekadash këto javët e fundit, veçanërisht për shkak të ndalimit në Turqi të pastorit amerikan, Andrew Brunson.

Në kuadër të masave reciproke, presidenti amerikan, Donald Trump vendosi të premten të dyfishojë tarifat doganore për çelikun dhe aluminin turk duke përshpejtuar gjithashtu rënien e kartëmonedhës turke që humbi dje 16% përballë dollarit.