Kryesore Erdogan, mesazh Macron-it: Keni përgatitur një tryezë për ujqërit, por nuk mund...

Erdogan, mesazh Macron-it: Keni përgatitur një tryezë për ujqërit, por nuk mund të na hani

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ndau në mediat sociale mesazhin që ai shqiptoi dhjetë vjet më parë, të cilin ai tani e ka përdorur për t’iu përgjigjur deklaratave të papërshtatshme të bëra nga homologu francez Emanuel Macron disa ditë më parë. Macron tha në fillim të kësaj jave se Franca dhe aleatët e saj evropianë nuk kanë probleme me popullin turk, por me Erdoganin.

Në video, Erdogan thotë: “Ju keni përgatitur një tryezë për ujqërit. Ju doni të na gëlltisni në një pickim, por ne jemi një pickim i madh për ju, ju nuk mund të na hani.

Gjithashtu, një foto e bashkangjitur në tekst, e cila tregon Presidentët Erdogan dhe Macron, u mor verën e kaluar në Samitin e G-20 të mbajtur në Japoni, zbuloi zëdhënësi i Presidencës Turke Ibrahim Kalin.

Në kohën kur u bë fotografia, Erdogan i tha presidentit francez për Qipron:“Ju nuk mund të flisni për çështjen e Qipros. Ju nuk keni asnjë lidhje me Qipron. Unë do të flas për këtë, Greqia, Britania e Madhe dhe BE do të flasin për këtë, por jo ju”.