Bota Erdogan tërhiqet nga paralajmërimi për dëbimin e ambasadorëve

Erdogan tërhiqet nga paralajmërimi për dëbimin e ambasadorëve

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi të hënën se ambasadorët të cilët kishte paralajmëruar se do t’i dëbonte kishin bërë një hap pas dhe do të tregohen më të kujdesshëm në deklaratat e tyre.

Erdogan foli pas një takimi të kabinetit të tij, ku theksoi se ambasadorët, përfshirë atë amerikan, kishin deklaruar se do t’i bindeshin konventës diplomatike për të mos ndërhyrë në çështjet e brendshme të një vendi pritës.

Erdogan deklaroi në fundjavë se kishte urdhëruar shpalljen “persona non grata” të ambasadorëve që kishin bërë thirrje për lirimin e Osman Kavala, një filantrop i burgosur nën akuzën e financimit të protestave dhe të një grushti të dështuar shteti.