Bota Erdogan: Turqia nis luftën “Burimi i Paqes” kundër terroristëve kurdë

Erdogan: Turqia nis luftën “Burimi i Paqes” kundër terroristëve kurdë

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan konfirmoi nisjen nga Forcat e Armatosura Turke të një operacioni të quajtur “Burimi i Paqes” kundër atyre që i konsideron grupime terrori në veri të Sirisë.

Erdogan e konfirmoi këtë informacion përmes profilit të tij zyrtar në Twitter.

“Së bashku me Ushtrinë Kombëtare Siriane, Forcat tona të Armatosura Turke filluan operacionin ‘Burimi i Paqes’ kundër organizatave terroriste PKK / YPG dhe ISIS në veri të Sirisë”, shkroi Erdogan, duke shtuar: “Qëllimi i Turqisë është të shkatërrojë korridorin terrorist që terroristët po përpiqen të ndërtojnë në kufirin jugor dhe të sjellim paqe e qetësi në rajon”.

Ai theksoi se operacioni do të eliminonte kërcënimin terrorist për Turqinë dhe se “zona e sigurt” e vendosur atje do të lejojë që refugjatët sirianë të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

“Ne do të mbrojmë integritetin territorial të Sirisë dhe do të çlirojmë popullsinë e rajonit nga kthetrat e terroristëve”, tha Erdogan.