Aktualitet “Erigers Mihasi sapo kishte filluar të frekuentonte xhaminë duke ju kthyer rrugës...

“Erigers Mihasi sapo kishte filluar të frekuentonte xhaminë duke ju kthyer rrugës së Zotit”

Në foto: Erigers Mihasi

Erigers Mihasi, 32-vjeçari, i cili mbeti i vdekur në atentatin e së shtunës i ishte rikthyer besimit në Zot. Kështu shprehet nëpërmjet një postimi në Facebook faqja zyrtare e Xhamive të Tiranës.

Në një reagim në profilin zyrtar, Xhamitë e Tiranës kanë shkruar se Mihasi sapo kishte filluar të frekuentonte xhaminë duke iu rikthyer rrugës së Zotit dhe duke lënë pas të kaluarën e tij të errët.

“Të Zotit jemi dhe vetëm tek ai një ditë padyshim do të kthehemi! Mbrëmë ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të tij Erigers Mihasi i cili u vra në një atentat tek Astiri bashkë me shokun e tij. Erigersi sapo kishte filluar të frekuentonte xhaminë duke ju kthyer rrugës së Zotit dhe duke lënë pas tij të kaluarën e errët, mirëpo deshi Allahu ta merrte nga kjo botë. Namazi i Xhenazes do të falet sot në varrezat e Sharrës në orën 14:30. “Të gjithë njerëzit janë gabimtarë, po më i miri prej tyre është ai që pendohet te Zoti i tij.” (Profeti Muhamed a.s) Zoti ia pastë pranuar sakrificën për t’iu kthyer rrugës së mbarë, Zoti ju dhëntë durim familjarëve të tij”, thuhet në reagimin në Facebook.

Erigers Mihasi mbeti i vrarë së bashku me shokun e tij, Armand Dumani, mbrëmjen e së shtunës rreth orës 19:30 në një atentat mafioz në zonën e Astirit në kryeqytet.