Extra Erion Veliaj: Kjo është femra më tërheqëse e showbiz-it shqiptar

Erion Veliaj: Kjo është femra më tërheqëse e showbiz-it shqiptar

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar dje në emisionin “Pop Culture”, ku përveç pyetje për jetën private iu përgjigj edhe disa pyetjeve rreth showbiz-it.

I pyetur se kush është femra më seksi e showbiz-it shqiptar, Erion Veliaj i ndjerë në siklet u përgjigj sipas mënyrës së tij.

Përgjigja e kryebashkiakut ishte, Valbona Selimllari.

“Më seksi nuk e di, por më tërheqëse është Valbona Selimllari, meqenëse e kam dhe shoqe”, tha ai.

Prej disa kohësh bukuroshja Valbona Selimllari punon si këshilltare për çështjet sociale.