Politika Erion Veliaj tregon çfarë i ka mbetur peng dhe kur ka lënë...

Erion Veliaj tregon çfarë i ka mbetur peng dhe kur ka lënë nam në një takim zyrtar

Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte sot i ftuari i në “Xing me Ermalin”. Gjatë emisionit Veliaj rrëfeu edhe pengun që i ka mbetur gjatë 2017-ës.

Ai tha se do donte të kalonte më shumë kohë me familjen dhe me shoqërinë dhe shtoi se këtë do përpiqet ta përmirësojë në 2018-ën.

“Të jem i sinqertë do doja të kaloja më shumë kohë me familjen dhe me shoqërinë. Edhe me nënën edhe me gruan edhe me shoqërinë dhe miqtë me të cilët shihemi në aktivitete të ndryshme në takime të shkurtra. Këtë dua ta përmirësoj në 2018-ën”, tha Veliaj.

Veliaj po ashtu premtoi se në 2018-ën Tirana do të jetë qyteti me më shumë përdorues biçikletash të cilat sipas tij do të kenë kenë kosto më të lirë se bileta e urbanit.

“Për 2018-ën bëra një premtim për një pistë për ata të aeroneutikës për tu hedhur nga Dajti. Gjëja tjetër në infrastrukturë është që 2018-ta do të jetë viti i biçikletave në Tiranë dhe unë jam gati të vë bast se do të kemi më shumë përdorues biçikletash se sa Shkodra që është kampione për përdorimin e tyre dhe ka reputacion si qyteti i biçikletave”, premtoi Veliaj.

I pyetur nëse edhe ai bën gabime, Veliaj tregoi sesi në mes të një takimi zyrtar, i shpëtoi një gromësimë.

“Njëherë e kam parë veten keq, kur kemi qenë me një delegacion. Më ka kapur një gromësimë… Siç ishim duke folur për zhvillimin e qëndrueshëm, vetëm kur më del nga fundi i shpirtit… Dhe atyre që u ngeli piruni në dorë!”-tregoi kryetari i Bashkisë mes të qeshurave.