Sport Erkand Qerimaj, zyrtarisht i treti në Botërorin e SHBA

Erkand Qerimaj, zyrtarisht i treti në Botërorin e SHBA

Erkand Qerimaj është edhe zyrtarisht fitues i medaljes së bronxit në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Anahem të Shteteve të Bashkuara të Amerikës një vit më parë.

“Zyrtarizohet marrja nga ana ime e Medaljes së Bronxit e Kampionatit Boteror që u zhvillua ne Anaheim. Sukses i madh i imi personal, trajnerit tim Zef Kovaçi edhe i sportit shqiptar! Tashmë medaljeve të mia i shtohet edhe ajo e vendit të tretë në botë”, shkruan Qerimaj në Facebook.

Qerimaj e fitoi medaljen në stilin e shkëputjes, ndërsa në dygarësh u rendit në vend të gjashtë. Ai e mbylli garën në vend të katërt, por peshëngritësi i vendit të tretë, Dimitru Kaptaru, rezultoi pozitiv me doping, ndërsa sot ka ardhur edhe konfirmimi nga testimet shtesë.