Extra Ermal Mamaqi e thotë troç: Ky është aktori që mban “Portokallinë”

Ermal Mamaqi e thotë troç: Ky është aktori që mban “Portokallinë”

Ditën e diel spektakli i “Portokalli” nisi puntatën e parë për këtë sezon.

Këtë sezon pati disa ndryshime në kastin e aktorëve, megjithatë disa prej tyre vazhduan të qëndrojnë besnikë në këtë spektakël.

Një prej tyre është edhe Irgen Çela.

Aktori si gjithmonë, me disa role të rëndësishme ia doli të shkaktojë të qeshura në publik.

Tashmë ai është kthyer në një figurë shumë të dashur për të gjithë dhe rëndësia e tij në “Portokalli” është rritur.

Madje, Ermal Mamaqi mendon se ai është aktori, i cili e mban spektaklin.

Teksa kanë qenë duke bërë shaka në një lokal, Irgeni duket se ka shpenzuar disa para dhe Ermali i thotë se ai i meriton meqenëse mban “Portokallinë”.

Kujtojmë se në vitet e para të “Portokalli” edhe Ermal Mamaqi ka qenë pjesë e spektaklit së bashku me grupin “The SHBLSH”.