Extra Ermal Mamaqi: Si ia mora faqen një adoleshenti dhe bëra 2 mln...

Ermal Mamaqi: Si ia mora faqen një adoleshenti dhe bëra 2 mln ndjekës

Ermal Mamaqi është një ndër personazhet shqiptare më të ndjekur në “Facebook”.

I ftuar në “News 24”, moderatori ka treguar se si arriti të bëjë më shumë se 2 milionë ndjekës, duke i marrë faqen një adoleshenti që e kishte hapur në emër të tij:

“Ka qenë viti 2013 kur unë kam hyrë në ‘Facebook’ dhe dikush kishte hapur një faqe me emrin Ermal Mamaqi dhe hiqej si unë.

Faqja kishte 10,000 veta dhe në atë moment unë e mora dhe faqja u rrit. Unë gjeta edhe një faqe tjetër me emrin tim dhe në momentin që u vërtetova që isha unë, ‘Facebook’ m’i bashkoi fansat.

Ai djali ma dhuroi, nuk ja bleva faqen që ishte me emrin tim.

Ai ishte adoleshent që kishte qejf të postonte. U bënë 2 milionë fansa vetëm duke bërë humor. Çdo njeri që na dërgon foto dhe video ja postojmë”, tha Mamaqi.