Extra Ermal Meta prezanton kushërirën bukuroshe, italianët: Çfarë hani ju në Shqipëri?!

Ermal Meta prezanton kushërirën bukuroshe, italianët: Çfarë hani ju në Shqipëri?!

Ermal Meta ka prezantuar sot kushërirën e tij në Instagram.

“Kushërira. Pjesa më e bukur e familjes”, shkruan këngëtari shqiptar përkrah fotos e cila ka marrë shumë pëlqime.

Madje disa prej fansave të tij i bëjnë komplimente për gjenet dhe jo vetëm.

Disa prej tyre nuk e besojnë sesi ka mundësi që ne shqiptarët jemi kaq të pashëm.

“Po në Shqipëri hani të gjithë gnocchi (makarona me patate)? Jeni të mahnitshëm! Komplimente!”, shkruan një fans.

“Urime, Urime! Komplimente kushërira, por çfarë hani ju të gjithë”?, thotë një tjetër.

Një tjetër komentues ka bërë tag edhe vëllain e Ermal Metës, Rinaldin, për të treguar se familja Meta ka gjene të bukura.

Për të gjithë ju që nuk e dini, vëllai i Ermalit është piktor dhe publikon shumë pak foto të tijat në Instagram, për të mos thënë fare, ndaj dhe emri i tij u etiketua pikërisht në këtë postim.