Ekonomi Ervin Mete, kryetari i ri i AMF-së

Ervin Mete, kryetari i ri i AMF-së

Ervin Mete, që më herët mbante postin e zëvendësministrit të Financave është emëruar në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Mete është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Financave në 22 maj të 2017-ës, ndërsa në shtator të vitit që lamë pas ishte në krye të Bordit të AMF-së.

Tashmë Ervin Mete do të drejtojë AMF-në, duke i zënë vendin Ervin Koçit, të cilit i mbaroi mandati. Ervin Koçi, u emërua në këtë post më 6 prill 2017.

Përpara se të emërohej si kreu i AMF-së, Koçi ka qenë deputet i Partisë Socialiste.