Politika Ervin Salianji dhe Babalja shkojnë në gjykim, Basha kërcënon gjyqtarin

Ervin Salianji dhe Babalja shkojnë në gjykim, Basha kërcënon gjyqtarin

Pak minuta pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të çuar për gjykim dosjen “Babalja”, ku i pandehur do të jetë ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, gazetari Jetmir Olldashi, Albert Veliu (Babalja), si dhe dëshmitari Alfred Alizoti, kreu i PD ka dalë në një deklaratë për mediat, ku është zotuar se do t’i bëjë vetingun publik, gjyqtarit Kastriot Gramshi dhe dy prokurorëve të çështjes.

“Gjyqtari, Kastriot Gramshit dhe dy prokurorët se nuk do t’ia hedhin vetingut për të varrosur dosjet e krimit. Vetingu do t’ju behet publikisht nga PD-ja, për këtë kanë zotimin personal si kryetar i opozitës dhe kryetar i qeverisë nesër”, tha Basha.

Kreu i PD-së tha ndër të tjera se gjyqtari dhe dy prokurorët po varrosin dosjen e krimit dhe në vend që të hetojnë të akuzuarit, po çojnë para gjykatës denoncuesit e krimit.

“Edi Rama ka marrë në mbrojtje dhe ka promovuar personat e përfshirë në këtë krim të rëndë shtetëror. Sot prokurorët e çështjes dhe një gjyqtar janë pengje të vetingut, pra çuan në gjykatë denoncuesit e krimit”, tha ai.