Kryesore Ervis Martinaj dhe vëllezërit e dënuar për vrasje në lupën e OFL

Ervis Martinaj dhe vëllezërit e dënuar për vrasje në lupën e OFL

Shënjestra e radhës për Operacionin Forca e Ligjit janë Ervis Martinaj dhe dy vëllezërit Kaçorri.

Sipas OFL-së, Ervis Martinaj, me banim në Kurbin, person në hetim për veprën penale “Vrasja me paramendim” duhet të plotësojë formularin e vetëdeklarimit për pasurinë e tij.

OFL i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë edhe Arben dhe Valentino Kaçorrit, të dy me banim në Tiranë. Arben Kaçorri është i dënuar në Itali për vrasje ndërsa Valentino është i dënuar gjithashtu në Itali për vrasje dhe trafik armësh.

Të tre personat duhet të dorëzojnë brenda 48 orësh formularin, i cili më pas do t’i kalojë për verifikim Prokurorisë së Posaçma, SPAK.

Deri tani, janë të shumtë personat e dënuar apo të akuzuar nga drejtësia shqiptarëve të cilëve iu ka vajtur formulari i vetëdeklarimit të pasurisë përpara se dosja të shkojë në SPAK.