Nënkryetari i Agimit të Artë, Christos Pappas, që kërkohet nga drejtësia greke mendohet të jetë arratisur nga vendi. Mediat greke raportojnë se Pappas mendohet të jetë largua nga territor grek dhe tashmë kërkimet janë përqendruar dhe në Shqipëri.
Ai është dënuar me burg nga gjykata greke, por nuk është arrestuar pasi është arratisur. Tashmë policia po kërkon për të gjetur Christos Pappas, por ende nuk dihet se mund të jetë fshehur.
Disa ditë më parë avokati i Christos Pappas deklaroi se ai ishte i vetëdijshëm për vendimin e klientit të tij për të mos u dorëzuar tek autoritetet.
Ai është hetuar dhe nëpërmjet telefonit, por prej ditësh numri i tij rezulton i fikur dhe nuk ka kryer thirrje hyrëse apo dalëse. Telefonata e tij e fundit ishte në ditën e vendimit të gjykatës në 7 tetor, me avokatin e tij Periklis Stavrianakis.
Tashmë ai mendohet se është në Shqipëri, edhe pse gjykata kundër tij kishte vendosur masa kufizuese si ndalimi i largimit nga vendi, heqja e pasaportës dhe paraqitjen çdo dhjetë ditë në Polici.