Extra Është kthyer apo jo me Jennifer Aniston? Brad Pitt më në fund...

Është kthyer apo jo me Jennifer Aniston? Brad Pitt më në fund përgjigjet

Ndarja nga Angelina Jolie në 2017-ën e ka vënë Brad Pitt-in mes shumë aludimesh për jetën e tij dashurore.

Ndër të cilat, nuk mund të mungonte edhe emri i ish- bashkëshortes së tij historike: Jennifer Aniston. Ata kanë qenë të martuar për 5 vite deri në 2005-ën, kur madje u përfol se Brad Pitt e kishte tradhtuar me Angelina Jolie-n, gjatë xhirimeve të “Miss and Mister Smith”.

Ndarja e beftë e Jennifer Aniston nga bashkëshorti prej dy viteve e gjysmë Justin Theroux në mars të 2018-ës, vetëm sa i hodhi benzinë zjarrit se mes saj dhe Brad Pitt-it, mund të kishte një ribashkim pas rreth 15 viteve.

Por më në fund, Brad Pitt reagoi publikisht për mundësinë e rikthimit të romancës që në vitet 2000, i shndërroi në çiftin më të dashur të Amerikës.

Ditët e fundit, një paparaci iu afrua aktorit për t’i bërë pyetjen përgjigjen e të cilës të gjithë duan ta dinë: “Më duhet të të pyes mor’ burrë. A do të ktheheni ti dhe Jennifer?”

Dhe Brad Pitt, u përgjigj: “Oh, Zot i madh!”, qeshi dhe u fut në makinën e tij duke i uruar gjithë të mirat paparacit.

Ndonëse përgjigja më evazive që mund të jepte, nuk mund të quhet një mohim. Gjithçka dimë është se Brad nuk ka thënë akoma jo, kështu që gjasat janë të larta që të vazhdojmë të kemi lajme të reja ribashkimi.

Nga ana e saj, Jennifer Aniston është përgjigjur përmes zëdhënësit të saj, i cili u shpreh për revistën “Hello”: “Çdo gjë që publikohet rreth nesh por nuk vjen nga ne, është trillimi i dikujt tjetër.”