Presidenti Joe Biden konfirmoi të hënën se ai i la një letër në Zyrën Ovale për pasuesin e tij, Presidentin e zgjedhur, Donald Trump.
I pyetur nga reporterët jashtë Shtëpisë së Bardhë nëse ai kishte shkruar një letër, Biden iu përgjigj me “Po”, teksa refuzoi të jepte më shumë detaje.
“Është mes Trump dhe meje”, tha Biden.
Trump la një letër në vitin 2021, të cilën Biden më vonë e përshkroi si “shumë bujare”.