Bota Është nga më të pushtetshmit në botë, por Putin mban një kompjuter...

Është nga më të pushtetshmit në botë, por Putin mban një kompjuter që mund të hakohet

Mund të ketë qenë edhe një agjent i aftë në shërbimet sekrete ruse, por Vladimir Putin është larg nga prototipi i 007-ës për sa i përket përdorimit të teknologjisë së fundit. Këtë e ka konfirmuar disa herë vetë presidenti rus, i cili ka pranuar se nuk është, përshembull, një ndjekës i rrjeteve sociale.

Por një tjetër konfirmim vjen edhe nga disa foto zyrtare të shpërndare nga vetë zyra e shtypit, ku duket Putin në zyrën e tij, si dhe desktopi i kompjuterit.

Nuk duhet të jesh shumë ekspert për të njohur formatin e Windows XP, programin e suksesshëm por tashmë të braktisur nga vetë kompania amerikane e informatikës.

Firma amerikane deklaron në uebsajtin e saj se kompjuterët që përdorin ende formatin Windoëws XP janë “vulnerabël për rreziqet e sigurisë dhe viruset”.

Në fakt, arsyeja është më e komplikuar, Rusia ka vënë disa limite mbi përditësimin e programeve dhe software të huaj. Windows XP, i shpërndarë në vitin 2001, u certifikua nga Qeveria Ruse, ndërkohë që Ëindoës 10 nuk mund të përditësohet nga zyrtarët e lartë që mbajnë sekrete shtetërore.

Edhe pse shumë institucione shtetërore ruse kanë kaluar tashmë në versioni rus të sistemit Astra Linux, me sa duket Kremlini ka mbetur disi mbrapa.