Sport “Është një hipokrit”, sulm i ashpër ndaj CR7: Shembulli më i keq...

“Është një hipokrit”, sulm i ashpër ndaj CR7: Shembulli më i keq i mundshëm

“Cristiano Ronaldo është një hipokrit”. The Sun ka sulmuar ashpër yllin portugez pas pakënaqësisë së shprehur nga ai në momentin e zëvendësimit në ndeshjen e së mërkurës kundër Brentford.

Ish-lojtari i Real Madrid dhe Juventus ka dalë nga fusha shumë i zemëruar, duke vazhduar ankesat pas uljes në stol.

“Nuk ka qenë hera e parë. Ka ndodhur edhe muajin e kaluar kundër Newcastle. Në fillim ankohet për faktin se të rinjtë nuk ndjekin këshillat e tij dhe pretendon se është i adhuruar, më pas i shikon të gjithë nga lart poshtë, duke dhënë shembullin më të keq të mundshëm”, shkruan e përditshmja angleze.

“Reagimet e tij histerike në çdo pasim të gabuar e bëjnë më të qartë se për atë ka më shumë rëndësi vetja e tij dhe jo skuadra. E ka treguar këtë edhe në deklaratat e fundit, në të cilat ka lënë të kuptohet se ka dëshirë të largohet nga United nëse nuk arrihet kualifikimi në Champions.

“Duke parë situatën aktuale, vendi i katërt është rezultati maksimal për Djajtë e Kuq, por Ronaldo mund të ketë besuar se do ta kishte transformuar i vetëm skuadrën”.