Extra Është vetëm 1 vjeç, por është “kuzhinier” dhe ka 1,3 milionë ndjekës...

Është vetëm 1 vjeç, por është “kuzhinier” dhe ka 1,3 milionë ndjekës në Instagram

Është vetëm 1 vjeç, por videot e tij të gatimit po bëjnë namin në Instagram, aty ku ka plot 1,3 milionë ndjekës.

Në klipe, vogëlushi Kobe Wian shihet duke “përgatitur” receta të ndryshme, por më shumë duke provuar përbërësit e tyre.

Nëna e Kobe, Ashley Wian, tha për CNN se videot nisi t’i bënte thjesht për t’i treguar të afërmve dhe miqve se sa shumë e shijonte djali i saj qëndrimin në kuzhinë.

“E hapa Instagramin në fund të shkurtit. Deri në 15 prill kishte 200 ndjekës, pastaj shkuan 100 mijë, 200 mijë, 500 mijë… nuk e prisnim aspak”, shprehet mamaja e 1-vjeçarit.

Kush është receta e tij e preferuar?

“Gjithçka që bëhet me djathë, kryesisht sepse i pëlqen të hajë djathë”, thotë nëna.