Politika Eugena Tomini emërohet zv/ministre e Shëndetësisë

Eugena Tomini emërohet zv/ministre e Shëndetësisë

Eugena Tomini është bërë zv/ministre e Shëndetësisë. Tomini, e cila është edhe anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve ka mbajtur më parë detyrën e shefes së Hetimit Epidemiologjik në ISHP.

Në këtë mënyrë, ajo bëhet zv/ministrja e 4 në Ministrinë e Shëndetësisë. Ajo nuk do të zëvendësojë asnjë prej zv/ministrave aktualë që janë Mira Rakacolli, Albert Nikolla dhe Bardhylka Kospiri.