Ekonomi Euro e nis javën me rritje, por larg qëndrueshmërisë

Euro e nis javën me rritje, por larg qëndrueshmërisë

Euro e ka nisur dhe po e vazhdon javën në rritje, si në tregun ndërkombëtar, ashtu edhe në tregun e brendshëm, pavarësisht situatës ekonomike në Europë.

Në tregun ndërkombëtar që prej të hënës euro është rritur me 0,01 pikë.

25 Shkurt 2019 1 EUR = 1.13420 USD
26 Shkurt 2019 1 EUR = 1.13680 USD
27 Shkurt 2019 1 EUR = 1.13970 USD

Në tregun e brendshëm të mërkurën (sot) një euro është këmbyer me 125, 73 lekë duke u rritur me 0,92 pikë krahasuar me një ditë më parë. Euro e ka nisur javën në tregun e brendshëm me 124,4 lekë.

Megjithatë për ekspertët e huaj dhe vendas pozita e euros nuk është e qëndrueshme përsa si vendi, ashtu edhe zona euro ndodhen në situatë delikate politike.

Bloomberg ka raportuar të mërkurën se besimi i ekonomisë në zonën euro ka rënë më pak se ç’pritej nga ekonomistët falë një sektori solid të shërbimeve, duke sugjeruar se rënia e besimit, e nxitur nga lufta tregtare gjatë vitit të fundit, mund të jetë në rënie.
Indeksi i Komisionit Europian – i cili mat gjendjen e familjeve dhe bizneseve ra në 106.1 në shkurt prej të rishikuarit 106.3 muajin e kaluar. Kjo është rënia e 8-të mujore radhazi, ndonëse ritmi u ngadalësua pas rënies së mprehtë në fund të vitit.

Ekspertët shqetësohen sepse ekonomia europiane e ka humbur paqen dhe Presdidenti i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi vërejti muajin e kaluar se risqet janë rritur për shkak të faktorëve të tillë si rritja e proteksionizmit, Brexit dhe lufta tregtare SHBA- Kinë.
Por shefi i Bankës Qendrore Irlandeze nuk e sheh situatën ekonomike të Europës kaq të errët dhe në një “moment super të brishtë.”

Zyrtarët po përgatiten për të diskutuar nëse duhet t’i përgjigjen ngadalësimit të ekonomisë me kredi të reja afatgjata për bankat. Një njoftim mund të vijë më 7 mars.
Një muaj më parë FMN sugjeroi në raportin e saj më të fundit se recesioni italian do të ndikojë tek vendet fqinje dhe tek Shqipëria natyrisht, për shkak të marrëdhënieve të ngushta tregtare që kanë të dy vendet.

Të dhënat e INSTAT për janarin 2019 treguan se eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u ulur me 7,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Dhe po në muajin janar 2019, vendet partnere me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe janë: Italia (-2,4 %), Spanja (-22,2 %), dhe Kosova (-19,7 %).