Bota Eurodeputetja akuzon Vuçiç: Gënjeu për rastet me COVID-19 për të pasur ‘zgjedhje’...

Eurodeputetja akuzon Vuçiç: Gënjeu për rastet me COVID-19 për të pasur ‘zgjedhje’ të qeta

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, akuzon ashpër presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, për manipulim të shifrave të pandemisë.

Ajo shkruan në Twitter se kreu i shtetit ka gënjyer rreth rasteve me COVID-19 para zgjedhjeve për përfitime elektorale.

“Duket se Vuçiç gënjeu rreth numrave të COVID-19 për të pasur ‘zgjedhje’ të qeta. Ai nuk mund të fshihet pas shtimit të rasteve të reja dhe njerëzit e dinë se për të, pushteti ishte më i rëndësishëm se shëndeti”, theksoi eurodeputetja.

Ndërkohë, presidenti serb njoftoi për rikthimin e izolimit, me mijëra serbë protestojnë para Parlamentit

Duke komentuar dhe protestat në Beograd kundër masave të reja kufizuese, Von Cramon dënoi dhunën brutale të policisë.