Sport EUROPA LEAGUE: Italianet përballen me spanjollet, Manchester United me fat

EUROPA LEAGUE: Italianet përballen me spanjollet, Manchester United me fat

Është hedhur të premten në Nion të Zvicrës shorti për fazën e 1/8 të Europa League.

Goglat rezervuan disa përballje mjaft të bukura për këtë raund të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm evropian, në nivelin e klubeve, mes të cilave, Roma-Sevilla dhe Inter-Getafe.

Përballjet e tjera do të jenë Instanbul Basaksehir-Copenhagen, Olympiacos-Wolverampton, Rangers-Bayer Leverkusen, Wolfsburg​​​​​​​-Shakhtar Donetsk​​​​​​​, Eintracht ose Salsburg​​​​​​​-Bazel,​​​​​​​ LASK​​​​​​​-Manchester United​​​​​​​​​​​​​​.

Ndeshjet e para të raundit të 1/8 të Europa League do të luhen në 12 mars ndërsa ato të kthimit një javë më vonë.