Ekonomi “Europës i duhet energjia bërthamore”, 14 ministra kërkesë BE për furnizim përmes...

“Europës i duhet energjia bërthamore”, 14 ministra kërkesë BE për furnizim përmes termocentraleve bërthamore

16 ministra e ekonomisë dhe energjetikës nga 10 vende evropiane, në një reagim të përbashkët theksuan rëndësinë e energjisë bërthamore, duke deklaruar se “prodhimi i energjisë bërthamore është arma më e mirë për të fituar luftën kundër ndryshimit të klimës”. Kur shqetësimet për furnizimin dhe kërkesën e energjisë janë rritur për shkak të ndërprerjes së zinxhirit të furnizimit global, rritjes së çmimeve të naftës dhe mbështetjes së tepruar në gazin rus, vlerësohet se termocentrali bërthamor do të zgjidhë problemin.

“Fuqia bërthamore është një burim i lirë, i besueshëm dhe i pavarur i energjisë. Ne bëjmë thirrje që fuqia bërthamore që të përfshihet në listën e klasifikimeve të energjisë së gjelbër të Bashkimit Evropian deri në fund të këtij viti”, shprehen ata.

Në letrën dërguar Komisionit Evropian, ministrat theksojnë se rritja e fundit e çmimeve të energjisë tregon se sa e rëndësishme është të zvogëlohet varësia e energjisë nga vendet e huaja. Impiantet bërthamore prodhojnë mbi 26% të energjisë elektrike të prodhuar në Bashkimin Evropian.

Të gjitha vendet nënshkruese operojnë me termocentrale bërthamore përveç Polonisë, e cila synon të vendosë reaktorin e saj të parë deri në vitin 2033. Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Evropian, një trup këshillues shkencor, tha kohët e fundit se fuqia bërthamore duhet të përfshihet në taksonominë e gjelbër si një mjet i dobishëm për të ndihmuar në arritjen e qëllimeve të politikës klimatike të bllokut.