Extra Eurovision: Shqipëria nuk kualifikohet në finale

Eurovision: Shqipëria nuk kualifikohet në finale

Shqipëria nuk u kualifikua në natën finale të Eurovision Song Contest 2022.

Ronela Hajati dhe kënga përfaqësuese “Sekret” nuk mundën të kualifikoheshin në finalen e së shtunës.

Ronela performoi “Sekret” e para në radhë mbrëmjen e sotme.

Në skenë, Ronela u shoqërua edhe nga trupa e baletit, pjesë e së cilës ishte dhe balerina Klaudia Pepaj. Mbyllja e performancës u shoqërua me brohorima dhe flamuj shqiptarë që valëviteshin.

Vetëm 10 nga 17 këngët që performuan kaluan në finale. Finalja e madhe do të mbahet më 14 maj në orën 21:00.

Shtetet e kualifikuara janë:

1- Zvicra

2- Armenia

3- Islanda

4- Lituania

5- Portugali

6- Norvegjia

7- Greqia

8- Ukraina

9- Moldavia

10- Hollanda