Bota Eurozona në terren të qëndrueshëm, Merkel: Greqia ka bërë progres

Eurozona në terren të qëndrueshëm, Merkel: Greqia ka bërë progres

Eurozona ka hyrë në një terren të qëndrueshëm ekonomik. Ky është vlerësimi i dhënë nga Angela Merkel në një konferencë për mediat në Berlin.

Kancelarja gjermane komentoi situatën ekonomike të monedhës së përbashkët. Ajo vlerësoi Greqinë.

“Ka bërë progres të qenësishëm dhe sot të gjitha ekonomitë e Eurozonës janë në zgjerim”,deklaroi ajo.

Sa i takon të ardhmes, kancelarja gjermane shprehet optimiste.

“Politikat në Eurozonë do të jenë të qarta të bazuara tek solidariteti dhe forca e rregullave të qarta”, deklaroi Merkel.