Sport Eutanazi për kalin zviceran pas lëndimit në Lojërat Olimpike

Eutanazi për kalin zviceran pas lëndimit në Lojërat Olimpike

Kali i kalorësit zviceran Robin Godel u rrëzua të dielën në një gardh në mes të korsisë ku garonte, një ditë para ceremonisë së medaljeve për garat e kuajve.

Kalorësit e tjerë ndaluan garën me shpejtësi rreth 34 kilometra në orë, në korsinë me pengesa, në mënyrë që kali 14-vjeçar i quajtur Jet Set të mund të largohej nga vendngjarja.

Për fat të keq Jet Set pësoi një këputje të pariparueshme të ligamenteve në gjymtyrën e poshtme, pak mbi thundrën dhe me marrëveshjen e kalorësit dhe mjekëve u mor vendimi për eutanazinë e tij.

Federata e kuajve bëri me dije se kali mori menjëherë ndihmën mjekësore pasi u rrëzua dhe nga vlerësimi fillestar u dërgua me një ambulancë në klinikën veterinare.

Kalorësi Godel, 23 vjeç, po garonte në Lojërat e tij të para Olimpike. Ai deklaroi përmes një postimi në Instagram se kali ndërroi jetë duke bërë atë që donte më shumë, garat me pengesa.